Votuesit në disa shtete amerikane votojnë sot në zgjedhjet e paraprake për Kongresin amerikan, ndërkohë që Arizona do të zgjedhë atë që do të zëvendësojë ligjvënësen demokrate Gabrielle Giffords.
Zonja Giffords dha dorëheqjen në janar, një vit pasi u qëllua me armë zjarri në kokë gjatë një dalje publike në Tukson, Arizona. Gjashtë njerëz humbën jetën dhe 13 të tjerë u plagosën nga të shtënat.
Ish ndihmësi i zonjës Gifford, Ron Barber, një prej të plagosurve, po konkuron përballë republikanit konservator, Jesse Kelly, për vendin e zonjës Gifford. Fituesi do të shërbejë për pjesën prej 6 muajsh të mandatit të zonjës Gifford, por duhet të rikandidojë për rizgjedhje në nentor.
Votuesit në zgjedhjet paraprake në Virxhinia, Mein, Nevada, Dakota e Veriut dhe Karolinën e Jugut, po zgjedhin kandidatët për zgjedhjet për në Kongresin amerikan që zhvillohen në nëntor.