Egjiptianët votojnë sot në zgjedhje historike presidenciale, për të cilat anketuesit thonë se nuk mund të parashikohet fituesi, ndërkohë që kandidatët ofrojnë vizione krejtësisht të ndryshme për të ardhmen e vendit.
Nuk pritet të ketë fitues të menjëhershëm në fazën e parë dy-ditore të votimeve, kështu që një balotazh është planifikuar për në datat 16 dhe 17 qershor, midis dy kandidatëve kryesues. Fituesi do të shpallet më 21 qershor.
Katër pretendentë kryesorë janë veçuar nga 13 të pranishëm në garë, në prag të provës më të madhe të Egjiptit, gjatë tranzicionit të tij nga dekadat e diktaturës ushtarake në një shtet demokratik civil.
Dy nga këta eksponentë kryesorë kanë shërbyer nën drejtimin e ish-presidentit Hosni Mubarak dhe kanë premtuar të rivendosin stabilitetin dhe të sigurojnë sundimin e një shteti laik.