Lidhje

Konsultime për datën e zgjedhjeve në Shqipëri


Në Shqipëri presidenti Bujar Nishani pritet të zhvillojë sot konsultime me përfaqësuesit e partive politike parlamentare lidhur me datën e zgjedhjeve të ardhshme. Presidenti Nishani duhet të shpallë datën e zgjedhjeve brenda 7 dhjetorit të ardhshëm. Ai do të ketë takime të vecanta me përfaqësuesit e cdo partie.

Konsultimet do të hapen me kryetarin e grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi dhe më pas do të vazhdojnë me kryetarin e grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci, atë të Lëvizjes socialiste për integrim Lefter Koka dhe kryetarin e partisë republikane Fatmir Mediu, asaj për Bashkimin e të Drejtave të Njeriut Vangjel Dule dhe të partisë Drejtësië, Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi. Në konsultime nuk është thirrur deputeti Gazmend Oketa i Frymës së re demokratike, forca më e re politike në vend.

Sipas përcaktimit të Kushtetutës dhe kodit elektoral, zgjedhjet e ardhshme do të duhet të mbahen në gysmën e dytë të qershorit 2013 dhe presidentit do t’i duhet të zgjedhë mes dy të dielave të kësaj periudhe. Organizatat e specializuara në fushën e zgjedhjeve i kanë kërkuar presidentit që ai të shpallë sa më parë datën e zgjedhjeve për t’i hapur rrugë përgatitjes së shpejtë të infrastrukturës zgjedhore.

XS
SM
MD
LG