Lidhje

Zgjedhjet presidenciale 2020 në Amerikë: rezultate, analiza, përditësime të drejtëpërdrejta

Amerika zgjedh presidentin. Fituesi duhet të sigurojë 270 vota elektorale. Zgjedhje me pjesëmarrje rekord. Vëmendja tek presidenti, por sot votohet edhe për një-të-tretën e Senatit dhe për të gjitha, 435 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve.

Amerika zgjedh presidentin. Fituesi duhet të sigurojë 270 vota elektorale. Zgjedhje me pjesëmarrje rekord. Vëmendja tek presidenti, por sot votohet edhe për një-të-tretën e Senatit dhe për të gjitha, 435 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve.

16:38 8.11.2020

Sfidat e presidentit të zgjedhur Biden

Demokrati Joe Biden do ta marrë detyrën si presidenti i ardhshëm amerikan i një vendi që po përballet me një pandemi vdekjeprurëse, një ekonomi në vështirësi dhe një publik thellësisht të ndarë.

Zoti Biden, ish nënpresident dhe senator amerikan i shtetit Delauer, bëri fushatë me premtime për të zbatuar politika të gjera, por pragmatike në fushën e kujdesit të përballueshëm shëndetësor dhe arsimit, për të rritur pagën minimale dhe ndihmën për të varfërit si dhe për të zhvilluar industri të energjisë së pastër që do të krijonin miliona vendeve të reja pune.

Shqetësimi i tij i parë, megjithatë, do të jetë përballja me pandeminë e koronavirusit. Të hënën ai pritet të njoftojë formimin e një grupi të posaçëm për të këshilluar presidentin e zgjedhur mbi mënyrat se si mund të përballohet kjo sëmundje që ka lënë më shumë se 236,000 të vdekur në SHBA dhe ka infektuar mëse 9.8 milionë, sipas Universitetit Johns Hopkins.

"Ne mund të shpëtojmë shumë jetë në muajt në vazhdim", tha ai gjatë një fjalimi në Uilmington të premten.

Por analistët thonë se sfidat e zotit Biden janë mjaft të mëdha dhe suksesi i tij do të varet nga rrugët që do të ndjekë për të bashkuar vendin dhe për të gjetur gjuhë të përbashkët me republikanët në Kongres sapo të jetë larguar Presidenti Donald Trump.

15:41 8.11.2020

Johnson: SHBA, aleati ynë më i afërt

Shtetet e Bashkuara janë aleati më i afërt dhe më i rëndësishëm i Britanisë, tha të dielën Kryeministri Boris Johnson, duke shprehur besimin se ai mund të arrijë shumë gjëra në aspekte të ndryshme me Presidentin e zgjedhur Joe Bajden, nga tregtia tek ndryshimi i klimës.

Kryeministri Johnson, i cili është quajtur “Trumpi i Britanisë” nga Presidenti Donald Trump, e uroi zotin Biden për fitoren të shtunën, duke thënë se mezi pret “të punojnë ngushtë së bashku mbi përparësitë e përbashkëta".

Por disa thonë se zoti Johnson, një forcë udhëheqëse në fushatën për largimin nga Bashkimi Evropian, mund të përpiqet të krijojë një lidhje të ngushtë me Presidentin e zgjedhur Biden, i cili në të kaluarën ka hedhur dyshime për Brexit-in dhe nuk është takuar asnjëherë me kryeministrin britanik.

15:35 8.11.2020

Biden thellon avantazhin në Xhorxhia

Në shtetin Xhorxhia, ku vazhdon numërimi i votave, Biden thellon diferencën, duke arritur në 10,196 vota më shumë. Rezultati në këtë shtet është 49.3% për Presidentin Trump dhe 49.5% për rivalin Biden. Deri tani janë numëruar 99% e votave.

04:48 8.11.2020

Fitorja e Bidenit, brohoritje dhe zhgënjim

Në kryeqytetin Uashington, ndërsa përhapej lajmi për fitoren e kandidatit demokrat Joe Biden, kudo filluan të dëgjohen brohoritje dhe duartrokitje. Shumë njerëz u binin borive të makinave në rrugët kryesore, të tjerë kishin dalë në ballkone dhe bënin zhurmë duke u rënë enëve të kuzhinës.

Zhurma bëhej gjithnjë e më e fortë sa më shumë njerëz mësonin lajmin. Disa qanin. Të tjerë kishin ngritur muzikën me këngë si “We are the champions” (Ne jemi kampionët).

Turma njerëzish, shumica me maska në fytyrë, vërshuan drejt Shtëpisë së Bardhë për të festuar jashtë perimetrit të sigurisë, ndërkohë që në largësi dëgjohej zhurma e fishekzjarreve.

Mbështetësit e Presidentit Trump reaguan me zhgënjim dhe dyshim, duke theksuar detyrën e vështirë me të cilën përballet zoti Biden për të bërë për vete shumë amerikanë në zonat rurale, të cilët besojnë se zoti Trump ishte presidenti i parë që qeverisi duke patur në zemër interesat e tyre.

Demonstrues të zemëruar pro-Trump, me parrullën "Ndal vjedhjes", u mblodhën në ndërtesat e kapitolit të shteteve Miçigan, Pensilvani dhe Arizona. Protestuesit në Feniks brohorisnin "Duam auditime!" "Ne do të fitojmë në gjykatë!"

Nuk pati shenja dhune apo trazirash dhe protestat pro-Trump më pas u zbehën,

Para ditës së zgjedhjeve, Presidenti Trump refuzoi të angazhohej në një transferim paqësor i pushtetit nëse humbiste dhe deklaroi fitore shumë më përpara se të mbaronte numërimi.

Ngarko më shumë

XS
SM
MD
LG