Lidhje

Presidenti Obama, gruaja e tij Michelle dhe vajzat Malia dhe Sasha ngjiten në skenë, ku Presidenti pranoi fitoren..
Presidenti Obama, gruaja e tij Michelle dhe vajzat Malia dhe Sasha ngjiten në skenë, ku Presidenti pranoi fitoren..

Live Blog: SHBA, Obama fiton zgjedhjet

Të rejat e fundit nga zgjedhjet 2012

04:51 7.11.2012
Presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara do të duhet të punojnë me një Dhomë të Përfaqësuesve të kontrolluar nga republikanët.

Kjo do të thotë që ligjvënësi republikan John Boehner nga shteti i Ohajos ka të ngjarë të mbajë postin e tij si kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve, ndërsa ligjvënësi Eric Cantor nga shteti i Virxhinias priet të mbetet udhëheqësi i shumicës.

Nga 435 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve demokratëve do t'u duhej të fitonin 25 vende për të marrë kontrollin.

Disa gara kyçe për në Senatin e SHBA ende janë pa rezultat, edhe pse demokratët korrën disa fitore kyçe në Massachusetts, Ohajo dhe Indiana.

Zgjedhësit votuan për 33 vende në Senatin prej 100 vendesh të kontrolluar aktualisht nga Partia Demokratike. Republikanëve do t'u duhej të fitonin 4 vende për të marrë kontrollin e Senatit.
04:50 7.11.2012
Kandidati republikan, Mitt Romnet fiton në shtetin e Arizonës që ka 11 vota elektorale. Rezultati i deritanishëm sipas parashikimeve është 171 vota elektorale për zotin Romney, 148 për Presidentin Barack Obama.
04:29 7.11.2012
Sipas parashikimeve të deritanishme, kandidati republikan Mitt Romney ka fituar 160 vota elektorale, ndërsa zoti Obama 143. Zoti Romney ka fituar shtetin e Jutas (6 vota elektorale), ndërsa zoti Obama shtetet e Pensilvanisë dhe Nju Hamshër, që konsideroheshin shtete të lëkundura.
03:43 7.11.2012
Deri tani ish-guvernatori i Masaçusetsit Mitt Romney ka një epërsi të dukshme me 153 vota elektorale, ndërsa Presidenti ka deri tani 123 vota elektorale. Deri tani rezultatet kanë qenë pak a shumë të parashikueshme. Kandidati republikan ka siguruar fitore në shtete që anojnë tradicionalisht nga e djathta republikane, Nebraska, Wyoming, Kentaki, Virxhinian Perëndimore, Indiana, Karolinën e Jugut, Oklahoma, Xhorxhia dhe Tenesi, Teksas, Misisipi e të tjerë. Po ashtu presidenti Obama ka siguruar fitore në shtete që tradicionalisht votojnë për demokratët si Nju Jorku, Nju Xhërsi, në Vermont, shtetin e tij Ilinois, Konektikat, në kryeqytetin e vendit Uashington, Delauer, Rod Ajlënd, dhe Meriland.

Gara bëhet gjithmonë interesante në shtete të pavendosura, pasi këto janë shtete që mund ta përmbysin rezultatin. Presidenti Obama siguroi një fitore të rëndësishme në shtetin e lëkundur Miçigan, që i shtoi atij 16 vota elektorale. Shtete të rëndësishme që po ndiqen me kujdes në këto minuta janë Florida, Virxhinia, dhe Ohajo. Për të siguruar Shtëpinë e Bardhë duhen gjithësej 270 vota elektorale.

Ngarko më shumë

XS
SM
MD
LG