Lidhje

Presidenti Obama, gruaja e tij Michelle dhe vajzat Malia dhe Sasha ngjiten në skenë, ku Presidenti pranoi fitoren..
Presidenti Obama, gruaja e tij Michelle dhe vajzat Malia dhe Sasha ngjiten në skenë, ku Presidenti pranoi fitoren..

Live Blog: SHBA, Obama fiton zgjedhjet

Të rejat e fundit nga zgjedhjet 2012

19:50 6.11.2012
Këto zgjedhje u karakterizuan nga një garë tejet e ngushtë, ku çdo votë do të ketë rëndësi, sidomos për një sërë shtetesh të rëndësishme, si Ohio, Virginia, Florida dhe New Hampshire. Për të biseduar lidhur me dita tipare të kësaj gare, dhe disa çështje të tjera, intervistuam nëpërmjet Skypit gazetarin Ruben Avxhiu, kryeredaktor i gazetës Illyria.

21:39 6.11.2012
Virxhinia është një prej shteteve të rëndësishme të zgjedhjeve të sotme, i cili ka 13 vota në Kolegjin Zgjedhor. Sëbashku me shtetet e tjera që quhen shtete të pavendosura, Virxhinia do të jetë përcaktuse për garën e sotme presidenciale. Ndonëse temperaturat kanë qenë të ulëta mëngjesin e sotëm, votuesit amerikanë nuk kanë ngurruar që të presin në rradhë të gjata përpara qendrave të votimit për të hedhur votën e tyre. Kolegia Mirela Milori ishte sot në një qendër votimi të shtetit të Virxhinias.

21:39 6.11.2012
Votimet e sotme janë një sfidë për banorët e New Yorkut dhe New Jerseyt, ku qindra mijëra banorë po përpiqen të rimëkëmben nga superstuhia Sandy.

Të dyja qeveritë lokale të këtyre shteteve kanë marrë masa për të ndihmuar banorët e zhvendosur nga stuhia, psh duke i lejuar ata të votojnë jo në qendrat e votimit që i ishin paracaktuar, por në qendra të reja. New Jersey po i lejon njerëzit të votojnë me e-mail, ose me faks, por këto metoda nuk duket se do t’i ndihmojnë të votojnë njerëzit që janë ende në pritje të rikthimit të energjisë elektrike.

Qyteti i New Yorkut ka vënë në dispozicion të votuesve autobuzë të posaçëm, me synimin për t’i ndihmuar banorët të shkojnë të votojnë, ndërsa disa distrikte të New Jerseyt kanë shpërndarë fletë votimi të posaçme për strehimet e krijuara për stuhinë.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës Margaret Besheer thotë se disa votues nga New Yorku kanë shprehur shqetësim se pjesëmarrja në votime mund të jetë më e ulët se normalisht, për shkak të stuhisë. Një pjesë e viktimave të stuhisë thonë se kanë probleme të shumta dhe se këtë vit nuk u mbetet kohë për të votuar.

Ngarko më shumë

XS
SM
MD
LG