dhe pati probleme që nuk ndikuan deri tani në procesin zgjedhor. Koalicioni i vëzhguesve vendas raportoi për një numer të madh qytetarësh që shkuan në qendrat e votimit qysh në orët e para të ditës për të votuar.
Koalicioni i vëzhguesve vendorë po ndjek me kujdes të rrallë dhe fare nga afër procesin zgjedhor në kryeqytet, ku dalin deputetë një e treta e parlamentit dhe ku është numri më i madh i votuesve. Këtë vit vëzhguesit vendorë po i ndjekin zgjedhjet me vëzhgues të palëvizshëm, ndërsa theksojnë se procesi zgjedhor në Tiranë po shkon përgjithësisht i qetë.
Drejtuesja e SHKD, Gerta Meta, përfaqësuesja e Koalicionit të vëzhguesve vendorë, thotë se procesi zgjedhor në kryeqytet ka probleme teknike dhe parregullsi, që po përballen me kujdes nga komisionerët.
Koalicioni i vëzhguesve ka ngritur në mes të Tiranës një qendër të madhe informacioni, ku mblidhen të dhëna nga i gjithë vendi. Premto Gogo, një nga drejtuesit e koalicionit vendorë thotë se raportet tregojnë për një pjesëmarrje të konsiderushme në votime.
Shqipëria ka një përvojë të gjerë me vëzhgimin e zgjedhjeve nga shoqëria civile, me mijëra vëzhgues kanë ndjekur proceset demokratike. Pavarësisht se janë vëzhguesit ndërkombëtarë ata që thonë fjalën e fundit lidhur me cilësinë e procesit zgjedhor, një rol jo të vogël luajnë edhe vëzhguesit vendas, të cilët ndihmojnë gjithë kohës ekspertët e huaj dhe regjistrojnë më shumë detaje se ata.