Lidhje

Zhbllokohet anija në Kanalin e Suezit, rifillon trafiku


A view shows the container ship Ever Given, one of the world's largest container ships, after it was partially refloated, in Suez Canal, Egypt, March 29, 2021.

Anija gjigande e kontejnerëve që bllokoi Kanalin e Suezit për gati një javë u zhbllokua plotësisht të hënën dhe trafiku në rrugën ujore ka rifilluar, tha autoriteti i kanalit në një deklaratë.

Anija Ever Given nisi të zhvendoset të hënën dhe më në fund rruga ujore u rihap për anijet e shumta që presin në radhë për të kalur përmes kanalit.

Ever Given
please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:01:16 0:00

Anija me gjatësi 400 metra u bllokua diagonalisht të martën e kaluar në pjesën jugore të kanalit në kushtet e erërave të forta, duke penguar trafikun në kanal.

Pas gërmimit gjatë fundjavës, ekipet e shpëtimit përdorën anijet tërheqëse për të bërë zhbllokimin e saj.

Trafiku detar nëpër kanal, që është edhe rruga më e shkurtër e transportit midis Evropës dhe Azisë, rifilloi sapo anija u zhvendos në një zonë më të gjerë të kanalit, thanë autoritetet.

Të paktën 369 anije ishin në pritje për të kaluar, mes tyre dhjetra anije kontejnerësh si dhe cisterna nafte dhe gazi të lëngshëm, thanë zyrtarët. Ata kanë thënë se trafiku nëpër kanal do të përshpejtohet.

Por ata shtojnë se mund të duhen dy deri në tre ditë për kalimin e të gjitha anijeve që janë aktualisht në pritje.

Grupi i transportit Maersk tha se mund të duhen javë ose muaj për të kapërcyer çrregullimet që bllokimi i kanalit shkaktoi në transportin global detar.

Kjo ka sjellë vonesa të kushtueshme për kompanitë, të cilave u duhet të përballojnë edhe kufizimet për shkak të koronavirusit.

Çmimet e transportit për cisternat e produkteve të naftës gati janë dyfishuar pas bllokimit të anijes Ever Given.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG