Lidhje

Zhvillime në stomatologji


Zhvillime në stomatologji

Ndryshime të mëdha janë duke ndodhur në fushën e Stomatologjisë – nga pamje 3D me rreze X që zbulojnë çdo lloj dëmtimi sado të vogël dhe deri tek vendosja e kurorës së dhëmbëve pa patur nevojë për një të përkohëshme.

Për të marrë formën e dhëmbëve, dentistët përdorin një lloj plasteline të gjebër – por së shpejti kjo procedurë do të kryhet nëpërmjet një drite blu dixhitalizuese. Pastaj, forma dixhitale i dërgohet me e-mail një laboratori që brenda një ore prodhon dhëmbët sipas formës së dhënë, ndërsa pacienti është duke pritur në zyrën e dentistit.

Kjo është e ardhmja në stomatologjisë.

Një konferencë mbi arritjet në fushën dentare u zhvillua këto ditë në Houston të Teksasit. Aty, shkipës e shkencëtarë treguan përdorime të reja të rrezeve laser në stomatologji për mbylljen e plagëve në mishrat e dhëmbëve duke pakësuar kohën e shërimit.

Ndërsa një vështrim 3D me rreze X mund të zbulojë probleme të dhembëve, që nuk mund të shihen me rreze tradicionale X.

Së shpejti, dentistët gjithashtu do të jenë në gjendje të kryejnë analiza të ADN-së së pështymës që mund të diagnostikojnë kancerin e gojës, sëmundjet periodontale, virusin HPV dhe madje edhe kancerin e gjirit. Disa nga këto kërkime janë duke u kryer në laboratore në Houston, Teksas.


A duhet të moshuarit të kenë leje të kufizuar për ngarjen e makinës?

Dy artikuj në revistën e shoqatës kanadeze të mjekësisë u hedhin një vështrim aksidenteve me makinë nga persona të moshuar.

Pyetja që studiuesit shtrojnë është – “A duhet të moshuarit të ngasin makinën?” “Jo domosdoshmërisht”, përgjigjen ata.

Të dhënat për të kundërtën e këtij argumenti mund të jenë çorientuese; të moshuarit dalin në krye të listës së aksidenteve sepse:

- Kanë më shumë gjasa t’i raportojnë aksidentet

- Më shumë gjasa për të humbur jetën në aksidente pasi janë më të dobët fizikisht (dhe)

- Kanë gjasa për aksidente ku përfshihen shumë makina, sepse e ngasin automjetin më shpesh në qytete sesa në autostrada

Sipas statistikave, 4/5 e aksidenteve bëhen vdekjeprurëse kur personi në timon është 85 vjeç a më shumë.

Disa ekspertë sugjerojnë se të moshuarit mund të mbrohen nga aksidentet nëse në patentën e tyre vendosen kufizime që nuk do t’i lejonte t’a ngisnin makinën gjatë natës ose në rrugë me shpejtësi të larta.

27 shtete amerikane kanë ligje të tilla për adoleshentët.

Në Kanada, rregulla të ngjashme kanë ulur deri në 40 për qind rastet e vdekjeve nga aksidentet mes adoleshentëve.

Autorët e dy studimeve sugjerojnë që programet për patentë të kufizuar mund të bëjnë përjashtime për ata të moshuarit që paraqesin një vërtetim mjekësor ku të thuhet se gëzojnë shëndet të mirë.


Pirja e kafesë nuk lidhet me sëmundje kronike

Rreth kafesë janë bërë shumë studime për të përcaktuar rolin e saj në shëndetin e njeriut. Dhe rezultatet kanë qënë kundërthënëse nëse kafeja ndikon ose jo në sëmundjet e zemrës, goditjet në tru, etj.

Por një studim i ri botuar në “The American Journal of Clinical Nutrition” thotë se tek personat e shëndetshëm kafeja nuk shton rrezikun për zhvillimin e ndonjë sëmundjeje kronike.

Shkencëtarët në Gjermani, vëzhguan për 9 vjet, 42 mijë të rritur, pa sëmundje kronike, dhe zbuluan se ata që pinin më shumë se 4 filxhanë kafe (me kafeinë) në ditë, ishin prekur në të njëjtën shkallë me ata që nuk pinin kafe fare, nga sëmundje kardiovaskulare, goditje në tru, diabete dhe kancer.

Megjithëse, ata që pinin kafe, kishin 23 përqind më pak gjasa për t’u prekur nga diabeti i tipit 2. Ndërkohë që kjo nuk do të thotë se kafeja parandalon diabetin e tipit 2, autorët e studimit mendojnë se kafeja duket se përmban edhe ndonjë substancë tjetër – përveç kafeinës – e cila ul rrezikun e këtij lloj diabeti, sepse pirësit e kafesë (pa kafeinë) kishin edhe më pak gjasa për të zhvilluar diabet të tipit 2, në krahasim me ata që nuk pinin kafe fare.

XS
SM
MD
LG