Lidhje

Zjarre masive në Tasmania të Australisë


Në Australi, ku tani është verë, nxehtësia ka arriur në shifra rekord. Zyrtarët thonë se mijëra banorë të shtetit jugor Tasmania janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të zjarreve. Rreth 80 shtëpi të asaj zone janë shkatërruar.

Zyrtarët janë duke zhvilluar hetime për një njoftim, sipas të cilit një person ka vdekur nga djegia, por policia thotë se deri tani nuk është konfirmuar asnjë vdekje. Qeveria australiane ka premtuar se do t’i ndihmojë njerëzit që u janë djegur shtëpitë.
XS
SM
MD
LG