Zjarret që kanë përfshirë mbarë Evropën jugore për shkak të thatësirës së madhe, kanë shkaktuar dëme edhe në rajonin e famshëm të Spanjës, Costa del Sol. Përreth qytetit Coin, pranë Malagës, mund të shihej tymi që dilte nga malet.
Punonjësit e shpëtimit dhe avionët e emergjencës vazhdojnë të hedhin ujë për shuarjen e zjarreve që kanë mbetur aktivë. Dimri i thatë i këtij viti i pasuar nga vera me temperatura tepër të larta e kanë shkaktuar në pjesën më të madhe të Spanjës thatësirë të madhe. Dje u njoftua për një të vdekur dhe rreth 4 mijë persona të shpërngulur nga shtëpitë e tyre për shkak të zjarreve të fuqizuara nga era e fortë.
Zjarri ka dëmtuar rëndë kodrat rreth vendpushimit të njohur Marbella, 36 kilometra larg Malagës. Në total, këtë vit në Spanjë janë djegur 1 mijë e 500 kilometra katrore nga rreth 12 mijë zjarre.