Në Shqipëri kanë nisur rastet e para të zjarreve ndërkohë që repartet e ndihmës së shpejtë kanë mangësi të theksuara në mjete. Një zjarr ka dëmtuar mbrëmë shpatin e kalasë së Gjirokastrës monument që mbrohet nga UNESCO, ndërsa kanë nisur hetimet për autorët e dyshuar. Shërbimi pyjor ka kërkuar ndihmën e njësive vendore për një bashkëpunim më të madh sidomos në zonat me masive pyjore.