Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Michelle Obama u tha studentëve në Qendrën Stanford të Universitetit Peking në Kinës, se qasja tek informacioni – veçanërisht në internet – dhe liria e shprehjes dhe e besimit, janë të drejta universale.
“Prandaj unë dua që të rinjtë në gjithë botën, të kenë lirinë për të cilën ne të gjithë kemi luftuar: lirinë për të eksploruar botën, për të mësuar mbi kultura të reja, për të bërë gabime dhe mësuar prej tyre”, tha zonja e parë në ditën e dytë të vizitës së saj në Kinë.
Megjithëse preku këto tema, zonja Obama nuk i bëri thirrje partisë komuniste të Kinës që të zbusë kufizimet pikërisht për këto të drejta.
Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kanë thënë se udhëtimi i zonjës Obama do të përqendrohet tek arsimi dhe nuk do të prekë çështje të debatueshme mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, si të drejtat e njeriut dhe tregëtia.
Kina është një nga vendet më shtypëse në botë përsa i takon lirisë së shprehjes, shtypjes së zërave kundërshtarë përmes bllokimit të shumë burimeve të lajmeve dhe faqeve të internetit që Pekini i konsideron të papranueshme.