Lidhje

Zvicra arreston bankierin që i dha informacione Wikileaks


Zvicra arreston bankierin që i dha informacione Wikileaks
Zvicra arreston bankierin që i dha informacione Wikileaks

Autoritetet zvicerane arrestuan një ish bankier i cili pretendon t’i ketë dhënë themeluesit të firmës Wikileaks, dosje konfidenciale të klientëve të bankës.

Rudolf Elmer u arrestua të mërkurën, pasi një gjykatë në Zyrih e shpalli atë fajtor nën akuzat për shantazh dhe për shkelje të ligjeve sekrete të banakave zvicerane.

Arrestimi i tij nuk ka të bëjë me pretendimin e tij për Wikileaks. Ish bankieri, i cili ishte pushuar nga puna në vitin 2002, tha se dëshironte të ekspozonte ato që ai quan, praktika jo-etike të bankës për t’i shpëtuar taksave.

Ai punonte për bankën Jilius Baer, një nga institucionet bankare më të mëdha të Zvicrës. Të hënën, zoti Elmer u takua me themeluesin e Wikilieaks Julian Assange dhe sipas tij i dha zotit Assange të dhëna bankare të më se 2 mijë klientëve të bankës, të një periudhe nga 1990 deri në vitin 2009.

Rudolf Elmer thotë se ligjet e sekretit bankar në Zvicër, sipas fjalëve të tij, “dëmtojnë shoqërinë”. Zoti Assange tha se Wikileaks do t’i botojë të dhënat pasi të bëjë verifikimin e tyre.

XS
SM
MD
LG