Lidhje

Bamirësia në Shqipëri, komentojnë sociologët


Gjatë festave të fundvitit në Shqipëri u organizua një nga lëvizjet më të mëdha të bamirësisë në vend. Rreth 340 firma, kompani dhe subjekte të ndryshme tregtare dhe qytetare bënë dhurata të ndryshme në lëvizjen “Shqipëria Dhuron”, me të holla, ushqime dhe veshmbathje. Por çfarë vendi zw bamirësia në jetën e përditshme të shoqërisë, sa e zhvilluar është filantropia shqiptare? Institucioni më i njohur në kryeqytet ku përqëndrohen një numër i madh dhurimesh është shtëpia e fëmijës “Zyber Hallulli”.

Bamiresia ne Shqiperi
please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:04:23 0:00

Drejtoresha Zhaneta Beqiri, thotë se ditët e festave janë ato kur njerëzit bëhen më të ndjeshëm dhe më pas zbatohet rast pas rasti ligji për donacionet, i cili përfshin rregulla si përdoren dhuratat në mall dhe në të holla. Veprimtarë të shoqërisë civile kanë kanë konstatuar gjatë punës në terren se ndjenjat humane dhe bamirëse në komunitet janë në rritje e sipër, madje brezat e rinj po marrin edhe modele të reja nga shtete me përvojë të gjatë.

Organizata World Vision është një prej më të njohurat shumë aktive duke ndihmuar në terren shtresat në nevojë. Gentiana Belilaj, një zyrtare vendore e organizatës World Vision, mendon se filantropia shqiptare po zhvillohet gradualisht si në nivel komunitar, në nivel kombëtar dhe ka një mbështetje të fortë nga donatorët ndërkombëtarë. Por ajo thotë se Shqipëria ka vetë kapacitete të brendshme tek rinia dhe qarqet e biznesit që të dhurojnë më shumë për shtresat në nevojë.

Megjithatë studiuesit e shoqërisë mendojnë se bamirësia ende është në nivele të ulta dhe të pamjaftueshme, po të merren parasysh traditat shekullore të shqiptarëve. Profesori i sociologjisë, Zyhdi Dervishi, thotë se pasanikët shqiptarë në breza kanë mbajtur me ushqim, strehim dhe shkollim dhjetëra fëmijë të shtresave të varfëra. Zoti Dervishi thotë se ende nuk funksionojnë se si duhet mekanizmat e filantropisë dhe vullnetarizmit, dhe sot në kohët moderne duhet bërë shumë më tepër.

Një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë shqiptare jeton ende nën minimumin jetik, ndërkohë që shtresa e mesme dhe ajo e pasur janë ende të papërfshira sa duhet në zbutjen e varfërisë së komunitetit. Herë me lehtësira ligjore dhe herë me vullnetarizëm më të gjallë, studiuesit mendojnë se kompanitë private mund të luajnë një rol më aktiv në këtë fushë.

XS
SM
MD
LG