Lidhje

Zyrtari jordanez:Ish-princi i kurorës, Hamza, është përpjekur për destabilizim


Prince Hamza
Prince Hamza

Zëvendës Kryeministri i Jordanisë Ayman Safadi tha të dielën se vëllai nga nëna i Mbretit Abdullah dhe ish-princi i kurorës, Hamza, ka qenë në lidhje me palë huaja për destabilizimin e vendit dhe ishte vënë nën hetim prej një farë kohe.

Të shtunën ushtria tha se kishte bërë një paralajmërim për princin rreth veprimeve që kishin si synim "sigurinë dhe stabilitetin" në këtë vend, i cili është një aleat i rëndësishëm i SHBA. Më vonë, vetë Princi Hamza tha se ishte në arrest shtëpie. Ndërkaq disa figura të njohura të Jordanisë janë ndaluar.

"Përmes hetimeve ishin vëzhguar ndërhyrjet dhe komunikimet me palët e huaja për të destabilizuar Jordaninë në kohën e duhur," tha zyrtari.

Këto përfshinin një agjenci të inteligjencës së huaj që kishte kontaktuar gruan e Princit Hamza për të përgatitur një avion që çifti të largohej nga Jordania, tha ai.

Safadi tha se shërbimet e sigurisë kanë kërkuar që personat e përfshirë në komplot t’i referohen gjykatës së sigurisë shtetërore.

Fqinjët dhe aleatët e Jordanisë shprehën solidaritet me Mbretin Abdullah lidhur me masat e sigurisë brenda mbretërisë.

Jordania shihet si një nga vendet më të qëndrueshme në Lindjen e Mesme.

Disa figura të opozitës janë mbledhur rreth Princit Hamza, në një lëvizje që nuk i ka pëlqyer mbretit, thanë zyrtarë që kishin dijeni për situatën.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG