Banka Boterore për Shqipërinë

Your browser doesn’t support HTML5

Banka Boterore deklaroi sot se ekonomia e Ballkanit po ngadalesohet per shkak te pasigurive qe ka eurozona. Banka Boterore publikoi nje raport, ku theksoi se ekonomia e gjashte vendeve ballkanike do te rritet sivjet vetem 1,1 per qind, nga 2,2 per qind qe u rrit vitin e kaluar. Studimi propozoi qe keto vende te ulin borxhet, te shtojne rezervat financiare dhe te reformojne tregjet e punes, ne menyre qe te perballen me pasojat e krizes greke.