KFOR në veri

Your browser doesn’t support HTML5

Në Kosovë, forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja, penguan bllokimin e një rruge në veriun e banuar me shumicë serbe. Përpjekjet për mbylljen e rrugës pasuan operacionin së shtunës, kur KFOR-i mbylli një nga vendkalimet e paligjshme në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në veri, një operacion që nxiti reagimet e serbëve lokal dhe Beogradit.