SULMI MBI KFOR-IN

Your browser doesn’t support HTML5

Forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja në Kosovë, thanë se dy granata dore janë hedhur në një kamp të këtyre forcave, në veriun e banuar me shumicë serbe. Sipas një njoftimi të forcave paqeruajtëse, granatat e dorës janë hedhur në orët e hershme të mëngjesit në kampin e KFOR-it në vendkalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bërnjak. Njëra nga granatat ka shpërthyer duke lënduar lehtë një ushtar francez, ndërsa tjetra ka mbetur e pashpërthyer në mes të rrugës.