Reforma e sistemit te drejtësisë, thelbësore për anetarësim në BE

  • Pëllumb Sulo

Your browser doesn’t support HTML5

Gjatë një takimi të zhvilluar sot në Qendrën e Informimit të Bashkimit Europian në Shkodër, diplomatja britanike Hannah Batchelor tha se 12 prioritetet e Bashkimit Europian për Shqipërinë nuk mund të zbatohen pa një reformë të plotë në sistemin e drejtësisë. Diplomatja britanike u shpreh se në këtë moment drejtesia në Shqipëri është kontradiktore dhe se, nga njëra gjykatë në tjetrën, merren vendime të ndyshme. Ajo tha se, për shkak të mbingarkesës, Gjykata e Lartë nuk mund të kryejë rolin e saj parësor, si dhe shprehu nevojën e ndrysheve në ligjin për avokatët.