Intervistë me tenorin Saimir Pirgu

  • Laura Konda

Your browser doesn’t support HTML5

Sezoni veror i Arenës së Veronës u hap javën e kaluar me operën “Don Giovanni” të Moxartit, me regji të legjendës së kinematografisë operistike, Franko Zeffirelli. Sipas shtypit italian, “Don Giovanni” i këtij viti është një eveniment artistik i veçantë, pasi vihet në skenë për të herë të parë në një skenë të hapur. Në rolin e Ottavios interpretoi tenori shqiptar, tashmë me famë botërore, Saimir Pirgu.