Intervistë me ish-ligjvënësin Dioguardi

  • Festim Gashi

Your browser doesn’t support HTML5

25 vjet më parë, më 15 Korrik të vitit 1987, u paraqit për herë të parë në kongresin amerikan një rezolutë për të drejtat e shqiptarëve në ish-Jugosllavi. Autori i rezolutës ishte anëtari i atëhershëm i Dhomës së Përfaqësuesve Joe Dioguardi. Rezoluta 162 u mbështet nga 57 anëtarë të Dhomës së Përfaqësuese. Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës ish ligjvenësi, Dioguardi, sot kryetari i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, që lobon për çështjet shqiptare në Shtetet e Bashkuara, thotë se megjithëse në 25 vitet e fundit janë shënuar përparime të shumta, puna ende nuk ka mbaruar.