Vdes në moshën 92 vjeçare këngëtarja Kitty Wells

Kitty Wells died at 92

Këngëtarja Kitty Wells, e shpallur si super-ylli i parë femër i muzikë Country, vdiq dje pas një goditje në tru.
Këngëtarja Kitty Wells, e shpallur nga kritika dhe dashamirësit si super-ylli i parë femër i muzikë Country, vdiq dje pas një goditje në tru në moshën 92 vjeçare.

Kitty Wells u ngrit në krye të listave të muzikë Country në një kohë kur gati çdo emër i madh në zhanrin e kësaj muzike ishte mashkull.

Ajo ishte e para femër soliste në muzikën Country, që këndoi rreth temave të tilla si plagët e dashurisë dhe tradhëtinë bashkëshortore.

Kulmin e suksesit Kitty Wells e arriti mes viteve 1953 - 1968, ndërsa vazhdoi të këndonte deri në moshën 80 vjeç.