Tre ish-Presidentët Qytetarë Nderi të Shëngjinit

  • Pëllumb Sulo

Your browser doesn’t support HTML5

Tre nga ish-Presidentët e rajonit, ish Presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç, ish-Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe ish-Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, u bashkuan sot në qytezën e Shëngjinit, ku, përmes një ceremonie të veçantë, u nderuan me titullin “Qytetar Nderi” për kontributin e përbashkët në shërbim të paqes dhe miqësisë në rajon. Ish-Presidentët u shprehën se, me çlirimin e Kosovës, ka përfunduar periudha e luftrave në rajonin e Ballkanit dhe se është koha që vendet të punojnë bashkërisht për integrimin në Bashkimin Europian.