LDK, jo bisedime me Serbinë

  • Leonat Shehu

Your browser doesn’t support HTML5

Në Kosovë, Lidhja Demokratike hodhi poshtë çdo mundësi të përfshirjes së saj në bisedime të reja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në të cilat do të diskutohej edhe çështja e veriut të banuar me shumicë serbe. Një nga drejtuesit e kësaj partie, Ismet Beqiri tha se LDK-ja ngul këmbë edhe për zbatimin e marrëveshjes politike të pranverës së vitit 2011, që çoi në emërimin e presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga.