Ambasadoria amerikane takohet me presidenten Jahjaga

  • Basim Abazi

Your browser doesn’t support HTML5

Në Kosovë, ambasadorja e re amerikane Tracy Jacobson i dorëzoi sot letrat kredenciale presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, duke filluar edhe zyrtarisht punën e saj në këtë post. Ajo u zotua për vazhdimin e mbështetjes amerikane për Kosovën, mbështetje kjo që sipas presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga është e domosdoshme për të gjitha proceset politike në Kosovë.