Intervistë me një viktimë të dhunës në familje

Your browser doesn’t support HTML5

Kohët e fundit në shtypin shqiptar janë shtuar përsëri njoftimet për akte dhune në familje. Dhuna në familje vjen për një mori shkaqesh ekonomike, sociale dhe kulturore. Por çfarë thonë vetë viktimat e kësaj dhune? Zonja që kemi intervistuar sot thotë se është penduar shumë që e ka fshehur kaq gjatë dhunën e bashkëshortit të saj për 10 vjet nga afro 20 vjet martesë. Ajo thotë se pikërisht fshehja e dhunës, turpi nga shoqëria dhe presioni i familjes për mosdivorcim janë mes shkaqeve kryesore që e shtojnë dhunën fizike dhe atë psikologjike ndaj grave dhe fëmijëve në familje.