Dita e dytë e kuvendit demokrat

  • Ilir Ikonomi

Your browser doesn’t support HTML5

Ish presidenti amerikan Bill Clinton do të jetë në qendër të vëmendjes sot në Kuvendin Kombëtar Demokrat në Sharlot të Karolinës së Veriut duke shtuar kështu mbështetjen e figurave të shquara për rizgjedhjen e presidentit Barack Obama. Zoti Clinton, presidenti i 42-të amerikan do të paraqesë zyrtarisht emërimin e presidentit të 44-të si kandidat gjatë një fjalimi që do të trasmetohet sot në mbarë vendin. Ndërkohë, mbrëmë në kuvend, fjalimi kryesor ishte ai i zonjës së parë Michelle Obama, e cila foli rreth karakterit të bashkëshortit të saj dhe aftësisë së tij për të marrë vendime të vështira politike.