Konferencë mbi sfidat e Kosovës

  • Leonat Shehu

Your browser doesn’t support HTML5

Përfaqësues të shumtë ndërkombëtarë dhe të institucioneve të Kosovës, thanë sot se përfundimi i mbikëqyrjes së pavarësisë ka hapur një kapitull të ri në historinë e Kosovës, e cila duke filluar që sot duhet të dëshmojë se është një vend i pavarur dhe të sigurojë pozitën në komunitetin ndërkombëtar. Këto komente u bënë gjatë punimeve të konferencës me temën “Kaptinë e mbyllur në Ballkan”, në të cilin u diskutuan sfidat që e presin Kosovën pas përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë së saj.