Shkishërimi i autorëve të vrasjeve

  • Pëllumb Sulo

Your browser doesn’t support HTML5

Mbrëmë, tre udhëheqës fetarë të Shkodër-Pultit, Sapës dhe Lezhës nënshkruan një dekret kishtar, përmes të cilit shkishërojnë të gjithë autorët e vrasjeve dhe mbështetësit e tyre në krim. Është ky dekreti i parë i këtij lloji, i nënshkruar pas rifitimit të lirive fetare në Shqipëri. Dekreti është mirëpritur nga besimtarët dhe përfaqësues të shoqatave që punojnë për parandalimin e fenomenit të gjakmarrjes.