Senatori Lieberman: Sulmet kibernetike ndaj bankave amerikane, vepër e Iranit

Kreu i Komisionit të Senatit amerikan për Sigurinë Kombëtare, Senatori Joseph Lieberman shpreh bindjen se sulmet kibernetike ndaj bankave amerikane këtë javë ishin vepër e Iranit.

Ai u shpreh në një intervistë për rrjetin C-SPAN se nuk beson se sulmet ishin thjesht sulme hakerësh.

Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera perëndimore janë në konsensus për nevojën e sanksioneve ekonomike ndaj Iranit, në përpjekje për ta detyruar të heqë dorë nga programi bërthamor.

Sot Senati amerikan miratoi një rezolutë pa fuqi ligjore, ku programin për prodhimin e armëve bërthamore nga Irani.