Romney tha se promovimin e vendeve të punës dhe sipërmarrjes së lirë do të jetë një "prioritet i lartë", nëse ai zgjidhet president
Kandidati presidencial republikan Mitt Romney thotë se papunësia, varfëria dhe korrupsioni qeveritar ndezin zemërim mes të rinjve në të gjithë Lindjen e Mesme.
Zoti Romney u tha udhëheqësve botërorë në forumin Iniciativa Globale e Klintonit në Nju Jork martën se ekstremizmi fetar nuk është i vetmi nxitës.
Ai tha se promovimin e vendeve të punës dhe sipërmarrjes së lirë do të jetë një "prioritet i lartë", nëse ai zgjidhet president. Kjo përfshin plane për të dërguar ndihma të huaja në vendet në zhvillim që shembin pengesat e tregtisë dhe hapin tregjet e huaja për investimet amerikane.
Edhe Presidenti Barak Obama foli në forum. Ai njoftoi programe të reja që synojnë luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore, që ai e quan skllavëri moderne dhe degradim të njerëzimit.
Si presidenti dhe zoti Romney do të bëjnë fushatë të mërkurën në shtetin e Ohajos - një nga disa shtete të rëndësishme për të fituar Shtëpinë e Bardhë. Sondazhet e fundit tregojnë se zoti Romney pason presidentin Obama në ato shtete dhe në shkallë kombëtare.