Privatizimi i Albpetrol

  • Armand Mero

Your browser doesn’t support HTML5

Në Shqipëri kryeministri Sali Berisha vlerësoi sot procesin e privatizimit të Albpetrolit, për të cilin javën e shkuar ministria e Ekonomisë shpalli si fitues një konsorcium amerikan, Vetro Energy, i cili ka ofruar 850 milionë euro. Duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, kryeministri e vlerësoi atë si një proces transparent i cili nuk ka lidhje me zgjedhjet e vitit të ardhshëm, duke saktësuar se privatizimi nuk ka të bëjë me shitjen e pasurive nëntokësore por me të drejtën për shfrytëzimin e tyre.