Romney, politika e jashtme

  • Zamira Edwards

Your browser doesn’t support HTML5

Dy kandidatët presidencialë në Shtetet e Bashkuara, sot janë duke zhvilluar fushatë në shtetin e rëndësishëm të Ohios, mes shteteve përcaktuese për fitoren e garës. Anketimet më të fundit tregojnë se të dy kandidatët janë në një garë tepër të ngushtë për zgjedhjet e 6 nëntorit. Ndërkohë, kandidati republikan për president, Mitt Romney tha dje në një fjalim për politikën e jashtme se Presidenti Obama ka dështuar në përpjekjet për të përballuar sfidat globale dhe se Uashingtoni nuk ka luajtur rolin e duhur udhëheqës. Shtëpia e Bardhë nuk i kushtoi rëndësi fjalimit të zotit Romney, duke e cilësuar si një retorikë boshe.