Koalicioni fitues i zgjedhjeve në Gjeorgji me shikim drejt Perëndimit

  • Jeff Seldin
Premton bashkëpunim të ngushtë me Rusinë; komuniteti ndërkombëtar pret se si do të zhvillohet kalimi i pushteteve
Një pamje uniteti pas një fushate të hidhur politike, miliarderi Bidzina Ivanishvili me presidentin Mikhel Saakashvili në pallatin presidencial gjatë bisedimeve për ndryshimet e mundshme. Zoti Ivanishvili foli rreth ecjes së Gjeorgjisë drejt Perëndimit.

“Evropa dhe zona Euro-Atlantike është esencë për strategjinë tonë dhe do të ketë një vazhdim të kursit të qeverisë pararendëse. Do ecim drejt Evropës dhe Gjeorgjia do të jetë anëtare e NATO-s në të ardhmen e afërt.”

Ai tha gjithashtu se do të kërkojë bashkëpunim më të ngushtë me Rusinë. Shefi i diplomacisë ruse Sergei Lavrov tregoi optimizëm të rezervuar.

“Shpresojmë se qeveria e re në Gjeorgji, kur të formohet do të ndjekë një kurs për normalizimin e marrëdhënieve me të gjitha vendet fqinje, përfshi Rusinë, Abkhazinë dhe Osetinë e Jugut.”

Provicat e shkëputura gjeorgjiane të Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut janë një temë problematike për Gjeorgjinë meqenëse Rusia ka njohur pavarësinë e tyre. Zoti Lavrov u takua dje me ministrin e jashtëm të Osetisë së Jugut.

Ndërkohë, udhëheqësit në Gjeorgji duken të fokusuar në tranzicionin sa më të lehtë të pushtetit, me zotin Saakashvili që po minimizon armiqësinë e shënuar në prag të zgjedhjeve parlamentare.

“Një gjë e rendësishme duhet theksuar. Dua ti uroj sukses popullit tim. Jam i sigurtë që Gjeorgjia do të ketë një sukses të madh dhe partia ime do të luajë një rol të rendësishëm në këtë të ardhme si qytetarë dhe politikanë.”

Ndërkohë, komuniteti ndërkombëtar po pret se si do të zhvillohet kalimi i pushteteve.