Berisha, greva me prapavijë politike

  • Armand Mero

Your browser doesn’t support HTML5

Në Shqipëri kryeministri Sali Berisha tha sot se në grevën e urisë të ish të përndjekurve janë një grup personash që kanë qenë kundërshtarë të hershëm politik të tij. Kryeministri tha se greva është organizuar sipas tij nga ish strukturat e sigurimit të shtetit, të cilat tha ai kanë vënë në krye të saj një person me precedentë kriminalë për të njollosur sakrificat e shtresës së ish të përndjekurve politikë.