Reagime pas takimit Thaci-Dacic

  • Leonat Shehu

Your browser doesn’t support HTML5

Në Kosovë, ka vazhduar jehona e takimit të së premtes ndërmjet kryeministrit të saj Hashim Thaçi dhe kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiç në Bruksel. Takimi që u ndërmjetësua nga shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, shënon rifillimin e bisedimeve në nivel më të lartë politikë në kuadër të përpjekjeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve. Takimi që u kundërshtua nga lëvizja Vetëvendosje, është mbështetur nga forcat tjera politike.