Klima e biznesit, Kosove

  • Leonat Shehu

Your browser doesn’t support HTML5

Në raportin e fundit të Bankës Botërore, “Të bërit biznes”, thuhet se Kosova ka bërë përparime në reformimin e mjedisit të saj për të bërë biznes, e cila është radhitur në vendin e 98-të, një hap përpara kjo në krahasim me vitin e kaluar ku ishte ne vendin e 117-të. Autoritetet në Kosovë thonë se janë duke bërë reforma të vazhdueshme drejt krijimit të një mjedisi më të mirë për të bërë biznes në vend.