Sekretarja Clinton viziton Kosovën

  • Leonat Shehu

Your browser doesn’t support HTML5

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, shkon sonte në Prishtinë ku nesër do të takojë udhëheqësit e atjeshëm. Vizita është pjesë e një turneu në Ballkanin perëndimor, që synon nxitjen e reformave ekonomike dhe demokratike në rajon. Pjesë e rëndësishme e vizitës është nxitja e Prishtinës dhe Beogradit për përshpejtimin e procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet tyre, që është kusht për integrimet evropiane të të dyja vendeve.