Takimi Ballkan-BE

  • Armand Mero

Your browser doesn’t support HTML5

Në Tiranë sot nisi punimet takimi i ministrave të Brendshëm dhe të Drejtësisë të vendeve të Ballkanit me Bashkimin Europian, ku temë kryesore është cështja e liberalizimit të vizave dhe masave për parandalimin e kërkesave të azilit nga vendet ballkanike. Disa vende të Bashkimit Europian kanë shprehur shqetësim të thellë për rritjen e numrit të azilkërkuesve për shkak të abuzimit me liberalizimin e vizave dhe kanë kërkuar marrjen e masave të shpejta mes të cilave dhe mundësinë e rivendosjes së përkohshme të regjimit të vizave.