Marrëveshje kundër kontrabandës së cigareve

tobacco

Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se 1 në 10 pakteta cigaresh të blera vijnë përmes kanaleve ilegale
Më shumë se 170 vende kanë rënë dakord për një traktat të ri ndërkombëtar që godet tregtinë e paligjshme të duhanit.

Përfaqësuesit e qeverive dhe organizatave ndërkombëtare e miratuan këtë pakt në takimin e tyre në Seul të hënën.

Protokolli krijon një sistem të ri botëror që kërkon kode të përherëshme identifikimi në çdo paketë cigare. Kodet e reja synojnë për t'a bërë më të lehtë për të gjetur prodhuesit dhe shpërndarësit e produkteve të falsifikuara të duhanit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se 1 në 10 pakteta cigaresh të blera vijnë përmes kanaleve ilegale, gjë që u kushton qeverive më shumë se 40 miliardë dollarë në vit humbje në taksa.

Që të hyjë në fuqi dhe zbatohet, marrëveshja duhet ratifikohet nga më shumë se 40 vende.