Krishtlindjet - Papa Benedikti lutet për paqe

Nga bazilika e Shën Pjetrit të hënën vonë, Papa bëri thirrje për t'i dhënë fund gjakderdhjes në Siri, Liban, Irak dhe në rajon.
Papa Benedikti u lut për paqe, sidomos në Lindjen e Mesme, në meshën e Krishtlindjeve, ndërsa të krishterë në mbarë botën festojnë lindjen e Jezu Krishtit më shumë se 2 mijë vjet më parë.

Duke iu drejtuar besimtarëve në bazilikën e Shën Pjetrit të hënën vonë në Romë, Papa bëri thirrje për t'i dhënë fund gjakderdhjes në Siri, Liban, Irak dhe në rajon. Ai gjithashtu u lut që izraelitët dhe palestinezët të jenë në gjendje të jetojnë së bashku në paqe.

Mijëra turistë nga e gjithë bota u mblodhën në qytetin e Bregut Perëndimor të Betlehemit për të festuar në vendin ku të krishterët besojnë se lindi Jezusi.

Pushimet këtë vit ishin veçanërisht te gëzuara për mikëpritësit palestinezë, të cilët vetëm muajin e fundit morrën njohjen e Kombeve të Bashkuara për një shtet të pavarur të Palestinës.

Në mesazhin e tij vjetor para Krishtlindjeve, kryepeshkopi katolik në zonë, Fouad Twal, festoi këtë arritje për palestinezët dhe u kërkoi atyre që të punojnë me izraelitët për t'i dhënë fund konfliktit në dukje të pafund në rajon.

Pavarësisht motit të ftohtë, festimet vazhduan vonë në mbrëmje..