Policia e Kosovës ndihmon serbët të hyjnë në kishë

Në Gjakovë, policia e Kosovës ndërhyri sot për të lejuar vizitën e një grupi pjesëtarësh të komunitetit serb në kishën ortodokse të këtij qyteti me rastin e krishtlindjeve ortodokse. Dyert e kishës ishin bllokuar nga pjesëtarë të shoqatës Thirrjet e nënave dhe të lëvizjes Vetëvendosje, të cilët thanë se në mesin e vizitorëve serb, kishte edhe persona që sipas protestuesve, ishin përfshirë në krime kundër shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë. http://www.youtube.com/embed/lEWfYb5N5NQ