Rusët në protesta kundër ligjit të birësimeve

Mijëra vetë marshuan sot nëpër rrugët e Moskës, për të protestuar ndaj një ligji që ndalonte adoptimin e fëmijëve rusë nga amerikanët.

Protestuesit mbanin në duar pankarta dhe fotografi të ligjvënësve që votuan në favor të ligjit në fund të dhjetorit. Mbi fotot e tyre ishte shkruar me të kuqe fjala “Turp”.

Marshimi i protestës, që u lejua nga aurtoritetet ruse, u organizua nga drejtuesit e opozitës, të cilët udhëhoqën demonstratat kundër rizgjedhjes së presidentit rus një vit më parë.

Ligji që ndalonte amerikanët të birësonin fëmijë rusë shihet gjerësisht si një masë hakmarrëse ndaj miratimit nga Shtetet e Bashkuara të një mase për mosdhënien e vizave për rusët e akuzuar se kanë lidhje me shkeljet e të drejtave të njeriut.

Kundërshtarët e ligjit rus të birësimit thonë se vikimat kryesore të tij nuk janë amerikanët, por jetimët rusë, të cilët do të humbin shansin për të patur një familje të re.