Ndarja e mandateve në zgjedhje, si në 2009-ën

  • Armand Mero
Në Shqipëri Komisioni i Ligjeve miratoi sot vetëm me votat e shumicës së djathtë lënien në fuqi të skemës së vitit 2009 për ndarjen e mandateve në zgjedhjet e 23 qershorit të këtij viti. Me propozimin e socialistëve ishin thirrur në seancë dëgjimore kryetarja dhe nënkryetari i komisionit qëndror të zgjedhjeve, të cilët mbrojtën variantet e partive respektive që i kanë emëruar. Ndonëse socialistët këmbëngulën se po hapet një precedent shumë i rrezikshëm për zgjedhjet duke u shprehur se KQZ-ja kishte ende kohë ta zgjidhte këtë cështje, demokratët hodhën në votim variantin e tyre.

http://www.youtube.com/embed/vRjyRior9P0