Kosova kremton pesë vjetorin e pavarësisë

  • Leonat Shehu
Në Kosovë po vazhdojnë kremtimet me rastin e pesë vjetorit të shpalljes së pavarësisë së saj e cila është njohur nga mbi 90 vende të botës, por vazhdon të kundërshtohet nga Serbia. Pesë vjet të pavarësisë së Kosovës vlerësohen si periudhë e përballjes më probleme të trashëguara por edhe vështirësive për rimëkëmbjen ekonomike dhe afrimin me strukturat euroatlantike. Pesë vjet pas shpalljes së pavarësisë Kosova ndodhet në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë gjatë të cilit synon të gjejë edhe një zgjidhje për situatën e në veriun saj të banuar me shumicë serbe.

http://www.youtube.com/embed/EdTPslOObFE