Agjensitë e udhëtimit hidhen në grevë

Your browser doesn’t support HTML5

Agjensitë shqiptare të udhëtimit me autobusë drejt Greqisë filluan sot një grevë në pikat e kalimit kufitar. Greva kundërshton një vendim të autoriteve greke të transportit për pezullimin e 22 kompanive shqiptare. Agjensitë thonë se vendimi është i njëanshëm nga pala greke dhe kërkojnë ndihmën e autoriteteve shqiptare për zgjidhjen e çështjes.