Derrat e ngordhur në Shanghai

Në lumin Huangpu të Shangait janë gjetur rreth 6 mijë derra të ngordhur, një ngjarje që i ka habitur së tepërmi autoritetet dhe banorët.

Ata ende nuk dinë se si përfunduan kafshët e ngordhura në lumin që është burimi kryesor i ujit të pijshëm për qytetin.

Media njoftoi se numri i derrave të ngorghur është dy-fishuar gjatë dy ditëve të fundit, ndërsa kanë vazhduar hetimet për këtë çështje. Autoritetet e Shangait, qendra financiare e Kinës, thonë se derrat kanë përfunduar në lumë nga provinca Zhajiang, ku ndodhet një fermë e madhe derrash.

Nuk dihet se si kanë ngordhur derrat, megjithëse disa prej tyre, pas analizave kanë dalë të infektuar me një sëmundje të zakonshme të derrave, cila nuk prek njerëzit.