Përmbytje edhe në lagjet periferike të Shkodrës

  • Pëllumb Sulo
Gjatë ditës së sotme është rritur niveli i ujit në zonat e përmbytura, duke përfshirë edhe lagjet periferike të qytetit të Shkodrës si dhe pikën turistike të Shirokës. Ndërkohë, e rënduar vazhdon të mbetet situata në komunat Ana e Malit dhe Dajc, ku gjenden të përmbytura rreth 3 mijë hektarë tokë bujqesore. Banorët shprehen të shqetësuar për situatën dhe kërkojnë të merren masa për të penguar përparimin e mëtejshëm të ujrave ne lagjet e qytetit.

Your browser doesn’t support HTML5

Përmbytjet në Shkodër