Tensione tregtare Kosovë-Shqipëri
Your browser doesn’t support HTML5
Në Tiranë, ambasadori i Kosovës Sulejman Selimi i cilësoi si të pakuptimta bllokimet reciproke të mallrave në doganat mes dy shteteve. Reagimi i tij vjen pasi një sasi e madhe mielli nga Kosova nuk u lejua të hynte dje në Shqipëri, ndërsa një ditë më parë, autoritetet e Kosovës kishin bllokuar sasi të qumështit shqiptar. Më herët edhe ministri i Jashtëm Edmond Panariti i kishte cilësuar të nxituara vendimet e bllokimit të mallrave.